Pas një mungese përreth 2 vite, moderatorja Xhemi Shehu ka folur për rikthimin e saj në televizion. Në një intervistë në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, ajo zbulon se i janë ofruar dy projekte në Top Channel por ende nuk ka një përgjigje finale.
“Më janë propozuar dy projekte që vijnë për herë të parë në Top Channel. Po i vlerësoj. Ende nuk kam një përgjigje finale, por shoh dritë jeshile.”, tha moderatorja.
E pyetur nëse do ta shihnim diku tjetër dhe nëse do të shkëputej sërish nga Top Channel, Shehu u përgjigj se ka patur oferta nga televzione të tjera por “nuk e kanë joshur”.
“Jo! Edhe gjatë kësaj periudhe kam patur oferta nga televizione të tjera, por nuk më kanë joshur. Edhe nëse do të shkëputesha nuk do të jem në ndonjë ekran tjetër që s’është Top-i. Madje, edhe teksa prezantoja Festivalin e Këngës, kisha frikë se mos padashje përmendja “Top Channel.”, tha ajo.
Gjatë një interviste të dhënë më parë moderatorja ka deklaruar: “Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”
Duke folur në lidhje me këtë, Xhemi Shehu tha se deklarata në fjalë është keqkuptuar dhe është nxjerrë nga konteksti.
“Në fakt kjo ka qenë një intervistë e bërë në ËhatsApp. Unë thjesht kam dashur të bëj një periudhë pushimi dhe kam thënë se për momentin do qëndroj larg. Unë kam një gjë që lidhem shumë me gjërat. Përveç anës profesionale unë jam shumë e lidhur me Top Channel dhe s’do ta shihja veten askund tjetër. Unë këtu kam kujtimet më të bukura, miqtë dhe bashkëpunëtorët më të mirë.”– u shpreh Shehu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al