“Mund të jesh çift me Bora Zemanin”- Ermal Mamaqi provokon Donald Veshajn me ofertën ndaj Ilirit. Ja si reagon aktori

Feb 11, 2022 | 10:55
SHPËRNDAJE

Emri i Bora Zemanit është kthyer përsëri në temë bisede brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Kësaj radhe ka qenë aktori dhe producenti Ermal Mamaqi, ai i cili përmendi emrin e moderatores në prezencë të ish-të dashurit të saj, Donald Veshajt.

ermal-mamaqi-bora-zemani-donaldi-iliri-

Teksa po rrinte në oborr me të ftuarit e tjerë dhe banorët, Ermal Mamaqi thotë se po mendon të marrë Bora Zemanin si aktore në një film të tijin.

Nga ana tjetër ka qenë Donaldi ai që është përgjigjur i pari duke thënë, mënyrë humoristike që “ta paguajë mirë”.  Biseda ka vazhduar me Ilir Shaqirin, për të cilin producenti tha se dëshuron t’i bëjë një “superofertë” dhe se mund të jetë çift me Bora Zemanin.

Ndërsa në bisedë u fut edhe Xhemi Shehu e cila i tërhoqi vëmendjen Mamaqit, duke i thënë se po jep shumë informacione.

Biseda:

Ermal Mamaqi: Sezonin e ri do marrim Bora Zemnin si aktore.

Donaldi: Te sezoni i ri?

Ermal Mamaqi: Po.

Donaldi: Vetëm duhet ta paguash mirë.

Ermal Mamaqi: Ça ke o vëlla pse të djeg miza ty?

Donaldi: Unë u kujdesa thashë…

Salsano Rrapi: I djeg miza sepse ka ngelur akoma brenda kjo gjëja.

Ermal Mamaqi: O plak e paguaj se kam sponsora.

Donaldi: Jo mo thjesht thashë ta paguash mirë.

Arjola: Këtë sezon do më paguajë shumë mirë.

Ermal Mamaqi: Dhe do t’i bëj një superofertë Ilirit.

Iliri: Unë pres oferta.

Ermal Mamaqi: Mund të jesh çift me Bora Zemanin.

Xhemi Shehu: O Ermal po flet shumë, nuk duhet të flasësh për projektet e jashtme.

Ermal Mamaqi: Po tregoj.

Donaldi: Do ti ndash karakteret dhe hajde flasim.

Salsano Rrapi: Ky do jetë killer.

Donaldi: Ndaji karakteret dhe hajde flasim.

@donigashi65 #donxhoni #bigdonxhon #fyp #fyp edhe #fyp #donaldveshaj #romeoveshaj #bigbrothervipalbania #viral #fypシ #fy #mozzik #tl #noizy #fero #ledrivula #kida ♬ original sound – Donald veshaj Fan Page

ermal-biseda-donald

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura