Muzikë dhe birra/ Qytetarët entuziastë në natën e fundit të festës: Muzika bashkon popujt! Në tavolina mbizotëron Birra “Korça” dhe “Tirana”

Aug 22, 2021 | 20:43
SHPËRNDAJE

Nën ritmet e muzikës dhe me shijet e Birrës ‘Korça’ dhe ‘Tirana’ qytetarët kanë mbushur qytetin e Serenatave.

festa e birres

Edhe sot, si 4 netët e tjera mijëra qytetarë vendas dhe të huaj argëtohen duke u shprehur entuziastë.

Referuar këngëtarit Goran Bregoviç, qytetarët thonë se muzika nuk është politikë dhe se ajo duhet të bashkojë njerëzit.

Disa nga prononcimet:

“Është hera e parë që vij në Korçë dhe në këtë festë”, u shpreh nje turist i huaj.

“Birra Korça është traditë. Unë sa herë që vij, fluturojmë pastaj vijime në festë. Jemi gjithmonë këtu në Korçë. Ka një organizim akoma më të madh. Më pëlqen fakti që është e kontrolluar. Do të qëndroj deri në fund. Goran Bregovic është artist i madh dhe do ta ndjekim me kënaqësi”,  tha parashutisti Alket Islami.

“Unë rri në Itali, por kemi ardhur me pushime. Vij për herë të parë në festën e Birrës Korça. Kam ardhur për Goran Bregoviç”, deklaroi nje qytetar.

“Vij nga Burreli dhe kemi simpati për birrën dhe për qytetin. Arti nuk ka kufi dhe muzika i bashkon popujt”,  u shpreh nje turist. 

“Muzika nuk është politikë. Ai këndon mirë, është këngëtar ndërkombëtar”, deklaroi nje tjeter qytetar i pranishem në natën e Fundit të Festës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura