Mziu reagon pas akuzës së Veliajt: S’njeh realitetin. Ku e gjen kurajon…?

Feb 1, 2017 | 20:56
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka reaguar për akuzën e bërë nga Erion Veliaj në një prononcim për “Panorama”.

Xhelal Mziu gjatë fjalës së tij
Xhelal Mziu gjatë fjalës së tij

Veliaj në një deklaratë për mediat u shpreh se, 1/3  e ujit të pijshëm që rrjedh nga Bovilla humbet teksa kalon nëpër zonën e Kamzës dhe të Paskuqanit. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje kreut të Bashkisë Kamëz që të bashkëpunojë për të zgjidhur këtë problematikë.

Por, Mziu në reagimin e tij për “Panorama” thekson se kolegu i tij, që ai e quan “mashtrues të Tiranës”, nuk e njeh realitetin. Sipas kreut të Bashkisë Kamëz është bashkia e kryeqytetit që po vjedh prej saj dhe jo e kundërta.

Prononcimi për “Panorama” i Mziut:

“Eshte e qarte se nuk mund ta njohesh realitetin kur je 3 dite jashte e 1 dite ne pune. Kjo i ka ndodhur Veliajt i cili, edhe pse prej dy vitesh eshte ne krye te Bashkise se Tiranes, nuk njeh ende kufijte territoriale, edhe pse ndarja eshte bere me ishuj, kujtojme qytetaret e Zall Herrit duhet te kalojne neper Kamez per te shkuar ne qendren e Njesise Administrative Tirane, ndarje politike!

Drejtoria e UKT ku sot ka bere analizen kolegu mashtrues i Tiranes eshte ne territorin e Kamzes (qe brenda pranveres do merret nga Bashkia Kamez), por tubacioni qe kalon nga impianti i Bovilles drejt Tiranes menaxhohet nga UKT-ja e tij, pra nese ka abuzim apo vjedhje faj eshte i turistit me luksoz ne Shqiperi, kreut te Bashkise Tiranes. Sepse eshte nen menaxhimin e tij.

Ku e gjen kurajon kolegu mashtrues qe cdo dite merr nen mbrojtjen politike te qeverise:

-Territore padrejtesisht nga Kamza,

– Pyje nga Kamza.

– Qe merr funksione te deleguara nga qeveria qe duhet ti merrte Kamza por jane marre padrejtesisht nga Tirana si:

– Repartin e zjarrfikseve te Kamzes.

-Makinerite e financimin e Kullimit dhe Vaditjes qe i takonte Kamzes.

– Konviktin e shkolles mesme qe i takonte Kamzes.

– Fondin e Mirmbajtjes se rrugeve qe i takonte Kamzes

-Administrimin e pyjeve qe i takonte Kamzes.

Fakt eshte se Kamza ka aplikuar per 4 vite mbi 120 projekte tek qeveria, te refuzuara te gjitha, ndersa Bashkia e Tiranes ka marre 33,5 here me shume leke per fryme per banoret e Tiranes. A nuk jane njesoj banore, me te drejta te njejta si ne Kamez si ne Tirane? Kjo eshte e verteta. Veliaj ka kapur mediat dhe cdo mashtrim i tij behet lajm. Po realiteti qe prekin e njohin qytetaret nuk ndryshohet me propagande te rreme. Realiteti ndryshon duke u sherbyer njerezve, pavaresisht ku banojne, dhe per ke votojne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura