“Na ka rritur me forcat e saj, e marr gjithmonë me vete”- Taulant Seferi prek me fjalët për nënën e tij. Ylli i Kombëtares flet dhe për të dashurën: Bëhet xheloze për…

Nov 26, 2023 | 11:30
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Kombëtares, Taulant Seferi, ka bërë një rrëfim përtej fushës së blertë, duke folur për jetën personale.

taulant seferi

Ylli i Kombëtares, i ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas” ka bërë dedikim emocional për nënën e tij, për të cilën thotë se i ka rritur me sakrifica dhe e merr gjithmonë me vete në ndeshjet që luan.

 “E papërshkrueshme, kemi bërë një eliminatore fantastike me të gjithë shqiptarët që kanë ardhur të na shohin. Kanë ardhur në ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Moldavi. Nuk ka asnjë forcë që na del përpara kur jemi të bashkuar ne shqiptarët. Në Kumanovë është vendi ku unë jam lindur dhe rritur, dhe më kanë pritur shumë mirë. Golat (3 gola në 16 ndeshje) që kam bërë për kombëtaren ia dedikoj të gjithë shqiptarisë.

Përveç shqiptarëve padyshim edhe mamit, sepse ajo ka qenë gjithmonë me ne, duke qenë se babi ka pasur probleme… Po emocionohem sepse ajo na ka rritur me forcën e saj edhe domethënë tani kur kam filluar karrierën kudo që kam ikur, mami është gjithmonë me mua. E marr gjithmonë me vete.

Mami im padyshim që është shumë e lumtur, por me thënë të drejtën tani ka nisur të vijë në stadium, pasi ka pasur gjithmonë shumë emocione. Duke parë situatën i thoja që më mirë të mos vinte. Këto vitet e fundit që ka nisur të vijë në stadium më ka sjellë shumë fat. Dua ta përshëndes mamin dhe i them që e dua shumë”, deklaroi taulant Seferi.

Futbollisti ka folur dhe për të dashurën e tij. Ai është shprehur se janë bashkë prej 4 vitesh dhe se ajo ndodhet në Zvicër.

Ngacmimeve të Donaldit dhe Romeos nëse bëhet ndonjëherë xheloze, ai është përgjigjur duke thënë se ka raste, por kanë arritur të gjejnë zgjidhje.

Moderatorët nuk nguruan të vijojnë më tepër diskutimin, duke e pyetur edhe për vjehrrën.

Biseda e zhvilluar mes tyre:

Donald Veshaj: Taulant si i ke marrëdhëniet me vajzat? Si shkon situata?

Taulant Seferi: Unë e kam një vajzë (të dashur) që jeton në Zvicër.

Donald Veshaj: Domethënë je në një marrëdhënie?

Taulant Seferi: Ka katër vite që jemi bashkë.

Donald Veshaj: A ndjehet ndopak xheloze apo ti je një mashkull që të jep sigurinë?

Taulant Seferi: Unë i ka dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur.

Romeo Veshaj: A ke në plan dasëm apo fejesë?

Taulant Seferi: Akoma jo, besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka.

Romeo Veshaj: Po vjehrra a vjen të sheh në stadium?

Taulant Seferi: Jo, duke qenë se ajo jeton në Zvicër. E dashura është shqiptare.

Romeo Veshaj: Unë doja të dija a të do vjehrra?

Taulant Seferi: Po, më do shumë vjehrra.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura