U ndodh shpesh personazheve të njohur të ekranit që të përballen me komente apo mesazhe të pakëndshme dhe kritike, për postimet që bëjnë në rrjetet e tyre sociale.
Kështu i ka ndodhur edhe moderatores së njohur, Alketa Vejsiu, e cila ndodhet në Holandë për arsye puna. Nga atje, ajo ka publikuar foto e video të ndryshme.
Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë një video ku ajo ndodhet në mesin e një fushe me tulipanë. Teksa këputë disa tulipanë, Alketa përcjell një mesazh falënderimi për të gjitha vajzat.
Por sërish një komentuese i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se po bën një shkelje, pasi nuk lejohet që të këputen tulipanët. Ndërkohë Alketa i është kthyer e revoltuar dhe ka thënë se për këtë që është duke bërë ka marrë leje dhe se nuk është ajo që i prish imazhin Shqipërisë.
View this post on Instagram
Crazy About Flowers and Photos?Coming soon #classav new editorial! Can’t get enough of this amazing amazing place! — I adhuroj lulet dhe fotografine! Se shpejti nje editorial fantastik per @class_by_alketavejsiu me linjen e re te fustaneve te mbremjes qe do te mund ti blini edhe ne showroom edhe online tek www.shopclassav.com A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on
“Po më fal por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty. Prandaj Holanda do me heq vizat se ju s’keni turp. Na turpëruat!!!!!”, shkruan komentuesja në video.
“Ik e ha një çokollatë, se ka marrë leje unë për foto edhe për këto lulet. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë jo…. mos ki merak”, i është përgjigjur Alketa.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al