Teknologjia po zhvillohet përditë e më shumë, dhe po shfrytëzohet në shumë fusha të jetës.
Kësaj here, politikani shqiptar Nard Ndoka ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë se si të komunikojë me miqtë apo të njohurit e tij.
Teksa ka shkarkuar opsionin e fundit komunikativ në celular, Ndoka u ka dërguar kontakteve të tij linkun se si mund të flasin me të më zë dhe figurë.
Siç duket ai është update-uar me teknologjinë e fundit duke dashur të bëhet sa më social.
Dhe me ata që duan të flasin me politikanin, mund ta bëjnë këtë live në celularin e tij, kudo që të jetë ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al