Duket një vjeshtë jo fort e mirë për vajzat më të bukura të Shqipërisë ndër vite. Vetëm në tetor-nëntor, 3 ish-misse kanë braktisur partnerët e tyre zyrtare për të ndjekur karrierën. E para e hapi siparin Aurela Hoxha, e cila i dha fund martesës 10-vjeçare me Ismailukaj.
Në padinë e divorcit, ish-bashkëshorti kishte lënë të kuptohej se ajo po rendte pas karrierës, duke harruar detyrimet familjare. Pas Aurelës, këtë javë më- suam ndarjen e ish-”Miss World 2012″, Floriana Garos, me milionerin Tedi Ngjela. E ç’tju themi më shumë për këtë çift, pasi dje u thanë thuajse të gjitha dhe shkak kryesor u përfol karriera e bukuroshes…
Dhe ende pa u shuar thashethemet e dy ish-misseve të para, ja ku vjen lajmi i fundit: Ersela Kurti, ish-balerina e njohur e “Tv Klan” është larguar nga Shqipëria dhe bashkë me jetën e re që ka nisur në Shtetet e Bashkuara, biondja e ëmbël i ka thënë lamtumirë edhe të fejuarit të saj. Nga sa më- sohet, ish-”Miss Albania 2012″, është vendosur në Nju Jork me synimin për të vazhduar shkollën, duke lënë pas marrëdhënien disavjeçare me ish-partnerin, i cili punon këshilltar i një ministri në Qeveri.
Ja ku u bënë tre ish-misse të ndara brenda pak kohësh, ndaj në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë fjalët se kjo puna e ndarjeve të bukurosheve qenka virale. Kështu që, ruhuni ca kohë…