Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare mëngjesin e sotëm.
Përmes një reagim në “X”, Delegacioni i BE shkruan se zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
“Ngushëllimet tona më të thella për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij. Trashëgimia e Kadaresë do të qëndrojë”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë
Lajm i trishtë nga Tirana sot. Ismail Kadare, një gjigant letrar dhe një zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën.
Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe megjithatë dashamirës pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe dijes së Shqipërisë. Ngushëllimet tona më të thella për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij. Trashëgimia e Kadaresë do të qëndrojë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alSad news from Tirana today.
Ismail Kadare, a literary giant and a cherished voice of Albania, has passed away at 88.
His powerful literary voice, translated into 45 languages, resonated across Europe and beyond, showcasing the rich and diverse Albanian culture worldwide. His… pic.twitter.com/3VKYPFqpnl
— EU in Albania (@EUinAlbania) July 1, 2024