Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
“Kolosi ynë i mendimit, gjeniu i letrave e mbrojtësi i identitetit europian të shqiptarëve iku në përjetësi”, shprehet Çuçi, ndërsa shton se Evropa e bota mbarë humbën një ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.
“Emri dhe vepra që ai ka lënë pas e bëjnë Ismail Kadarenë të pavdekshëm e përjetësisht të përbotshëm”, shkruan socialisti më tej.
Reagimi i plotë
Ismail Kadare nuk është më💔 Kolosi ynë i mendimit, gjeniu i letrave e mbrojtësi i identitetit europian të shqiptarëve iku në përjetësi. Evropa e bota mbarë humbën një ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne, të përkthyer në mbi 40 gjuhë të ndryshme e të nderuar me çmime prestigjoze.
Zor të gjesh fjalë për njeriun e penës dhe mendimtarin që kaq shumë krenarë na bën ne shqiptarëve. Emri dhe vepra që ai ka lënë pas e bëjnë Ismail Kadarenë të pavdekshëm e përjetësisht të përbotshëm. Prehu në paqe shkrimtari ynë i madh🙏
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al