Ndiheni gjatë gjithë kohës të lodhur? Ja tre sekrete për të rritur energjitë tuaja

Jun 28, 2024 | 9:16
SHPËRNDAJE

Kur ndiheni të lodhur, gjëja e parë që ju mendoni është kafeja apo ëmbëlsirat. Por nëse doni të reduktoni ose nuk ju pëlqen sasia e kafesë që pini, ka zakone të thjeshta dhe të shëndetshme që mund t’ju ndihmojnë të rifitoni dhe mbani energjinë tuaj.

3-mystika-1110x626

  1. Filloni mëngjesin me një meze të lehtë

Kërkoni ushqime që kanë pak sheqer. Trupi juaj i përthith këto ushqime më ngadalë dhe nuk shkakton një rënie të papritur të energjisë tuaj. Kombinimi i karbohidrateve, yndyrës dhe proteinave është i mirë, karbohidratet ofrojnë energji të shpejtë, por proteinat dhe yndyrat do t’ju mbajnë të ngopur.

  1. Provoni teknikat e stimulimit të frymëmarrjes

Frymëmarrja stimulon diafragmën dhe e bën trupin vigjilent. Me gojën e mbyllur, me frymëmarrje të shkurtër dhe të shpejtë , mund të thithni ose të nxirrni shpejt përmes hundës. Bëni këtë për rreth 10 sekonda dhe merrni frymë normalisht. Bëni një pushim dhe përsëriteni ushtrimin disa herë.

  1. Merrni vitaminë D

Vitamina D, e njohur si vitamina e diellit , krijohet në trupin tonë kur ekspozohet ndaj dritës së diellit. Kjo vitaminë është thelbësore për kocka të forta. Nivelet e ulëta të vitaminës D mund të shkaktojnë lodhje dhe dobësi. Rritja e marrjes së vitaminës D redukton lodhjen e muskujve dhe i mban qelizat e muskujve të shëndetshme.

Rritni marrjen e vitaminës D:

  • Ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë D (p.sh. të verdhat e vezëve, mëlçia dhe peshku i ujit të kripur).
  • Qëndrimi në diell për 15 minuta.
  • Marrja e suplementeve.
  • Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni ndonjë suplement.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura