Është ushqimi më i mirë që mund të marrë dikush. Ka veti të shumta kuruese, por edhe rekomandohet të përdoret për energji dhe shoqërues në terapitë pas një sëmundjeje. Në fakt, ka shumë efekte dhe veti të mira për trupin e njeriut. Qumështi i bletës përmban 60% deri në 70% ujë, 12% deri në 15% proteina, 10% deri në 16% sheqer, 3% deri në 6% yndyrës dhe 2% deri në 3% vitamina, kripëra dhe aminoacide. Përbërja e tij varion edhe nga klima apo pozicioni gjeografik. Por nuk mund të harrojmë dhe efektet anësore apo rastet kur nuk duhet të përdoret.
Kufizimet
Rekomadohet që në kriza astme të mos përdoret qumështi i bletës. Një prej ndikimeve të këqija është ngushtimi i bronkeve, që do ta përkeqësonte situatën, madje mund të shkaktonte vdekjen. Gjithashtu, nëse një person ka alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës, nuk rekomandohet që ta përdorë atë. Gjithashtu, ata që kanë kancer në fazë akute, apo ata persona që vuajnë nga sëmundja Addison, nuk duhet që ta marrin qumështin e bletës, sepse në vend që të bëhen më mirë, mund të kenë më shumë probleme shëndetësore.
Efekte anësore
Te femrat ka më shumë efekte anësore, si dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi. Nëse keni të tilla probleme, ose ulni dozën që merrni, ose mos e konsumoni më, pa marrë një mendim nga mjeku juaj i familjes. Gjithnjë marrja e qumështit të bletës bëhet me dozën përkatëse sipas moshave dhe peshës. Te fëmijët rekomandohet që të merret nga goja, njëherë në 6 muaj.
Për nënat që janë duke ushqyer fëmijët me gji, nuk ka informacion të mjaftueshëm se sa i sigurtë është të merret qumështi i bletës, ashtu si edhe në shtatzëni. Më mirë shmangeni përdorimin.
Gjithashtu në rastet e dermatiteve, më mirë të mos e përdorni sepse ajo e përkeqëson atë. Nëse keni tension të ulët, mund të shkaktojë rënie të tensionit, kështu që marrja do t’ju shkaktonte probleme me shëndetin. Lexoni mirë etiketat dhe respektoni dozat për marrjen e qumështit të bletës, që të mos keni probleme dhe efekte anësore./Shije/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al