Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervistë për “Panorama TV” ka denoncuar se në Sarandë janë sjellë bandat e Beratit, aty ku drejtues politik ka qenë Blendi Klosi.
Sipas Zhupës në Sarandë janë sjellë bandat Toto dhe Malaj me qëllim për të kërcënuar dhe intimiduar qytetarët dhe për të blerë votat.
“Para pak ditësh kishim zv.kryeministrin, kishim ministren e turizmit Kumbaron, Blendi Klosi rri gjithë kohën këtu. Administratën e mbajnë nën presion dhe gjithë takimet e Olti Cacit bëhen me administratën, bëhet me mësuesit e shkollave me stafet e konvikteve. Pra me këta që merrin një pagë shtetërore. Nga ana tjetër janë shtuar në Sarandë si nuk ka pasur në historinë e 32 viteve në zgjedhje, as në 2021 nuk sollën kaq shumë banda në Sarandë. Kanë sjellë banda të Beratit ku ka qenë drejtues politik, Blendi Klosi. Kanë sjellë këtu bandën Toto këtu për të kërcënuar, kanë sjellë bandën Malaj për të kërcënuar dhe intimiduar qytetarët dhe bizneset, për të bërë blerje votash aty ku mendojnë se ju ecën, por nuk kanë bërë llogaritë me qytetarët”, tha ndër të tjera Ina Zhupa.
Deputetja demokrate tha se këto banda që po përdoren për zgjedhjet e 14 Majit nga mazhoranca janë në kërkim nga SPAK.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al