Në Shqipëri për Kombëtaren dhe… Vllazninë. Broja sot në stadium: Jam tifoz me kuqeblutë

May 24, 2024 | 18:26
SHPËRNDAJE

Armando Broja ka mbyllur sezonin me Fullhemin dhe në këto ditë ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Sulmuesi pritet të jetë pjesë e grumbullimit të trajnerit Silvinjo për Euro 2024, por sot ka qenë në stadiumin “Air Albania” për një arsye tjetër.

Brojaa

Futbollisti ka qenë në impiantin e kryeqytetit si një tifoz i thjeshtë në “finalen e vogël” të kampionatit, mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.

WhatsApp Image 2024-05-24 at 6.09.20 PM

I ngacmuar nëse kishte ardhur këtu si tifoz i Shkodrës, ai u përgjigj me shumë humor. “Jo, jam si tifoz i Vllaznisë”.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura