Negociatat/ Grida Duma rendit faktet: Dështimet e njëpasnjëshme të Ramës lënë Shqipërinë jashtë BE për të 7 -tin vit radhazi (Video)

Nov 17, 2020 | 22:37
SHPËRNDAJE

Shqipëria nuk ka një datë për konferencën e parë ndërqeveritare as në mbledhjen e dhjetorit të Bashkimit Evropian.

grida duma

Duke reaguar për këtë, anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, rendit disa nga arsyet se pse vendit tonë iu refuzuan sërish negociatat për të shtatit vit radhazi.

“Dështimet e njëpasnjëshme të Ramës për të 7 -tin vit e lënë Shqipërinë jashtë pragut të Europës”- shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Pa zgjedhje të lira nuk ka hyrje në Europë!

Kodi zgjedhor i njëanshëm dhe mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, bënë t’ia përplasin derën në fytyrë Ramës.

Dështimet e njëpasnjëshme të Ramës për të 7 -tin vit e lënë Shqipërinë jashtë pragut të Europës.

Negociatat u shtynë!

Shqipëria vonohet në histori.

Shqiptarët largohen e lënë vendin.

Shkaktari, mëkatari, feston si një Judë dështimin si sukses!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura