Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë për mediat kroate ku ka folur për shortin e grupeve të Europianit 2024. Ai është shprehur se dëshiron që Kroacia dhe Shqipëria të kalojnë më tej.
“Unë mendoj se ne do të marrim një rezultat të mirë në Europian, pavarësisht grupit sesa i fortë është. Nëse më pyesni mua, dua Kroacinë dhe Shqipërinë që të kalojnë më tej Kroacia është e fortë, duke filluar që nga portieri, sulmuesit, veçanërisht mesfusha, Modriç, Kovaçiç, Brozoviç dhe Gvardiol. I vetmi dyshim është se në çfarë forme do të jetë Perisiç. Ne? Nëse do të kemi Jasir Asanin në formën e tij më të mirë, do të jetë fantastike. Kemi një ekip shumë të organizuar, Berisha, Gjimshiti, Bajrami, Seferi, Ramadani, Muçi, Asllani, Hysaj dhe Cikalleshi me Uzunin”, tha Ismajli.
PANORAMA SPORT