“Nëse jeni dashnorë të listave të hapura hiqni dorë nga mandati”- Debati për “Zgjedhoren”, Gazment Bardhi sfidon deputetët kritikë: Kandidoni si të pavarur dhe ejani në Kuvend

Jul 26, 2024 | 16:49
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur të gjithë deputetëve kritike për dakordësinë që arriti PS dhe PD për listat e kandidatëve për deputet.

Në fjalën e tij, Bardhi i ka sfiduar, duke thënë se nëse janë dashnor të listave të hapura le të japin dorëheqjen dhe të kandidojnë si të pavarur.

Sipas Bardhit, kush thotë që Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që të hapen 100% listat ose gënjen ose është injorant.

Bardhi: Në këtë foltore po flitet për shumëçka, por jo për atë që është thelbi. Po nxirret cdo problem që ka ndodhur në të shkuarën me Kodin Zgjedhor po ju referuar përmbajtjes konkrete të asaj që ne diskutojmë sot. Cilido që është dashnor i votës e ka mundësinë të kandidojë si deputet i pavarur, të marrë votat dhe të vijë në Kuvend si vullnet i votës së qytetarëve.

Se dyti në po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse në fakt  drafti që kemi sot për votim parashikon vetëm këtë.

Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura hiqni dorë nga mandati dhe lini ata që zgjedhjet e shkuara morën më shumë vota sesa ne.  Nuk mund të këtë një parim sot dhe një parim kur u ulëm në karrigen e deputetit.

Meqe qenkemi parimore dhe dëshirojmë që ai që ka më shumë vota jepni dorëheqjen sepse ka shumë kolegë më shumë vota sesa nesh në këtë sallë.

Kush thotë që GJK ka urdhëruar që listat të jenë 100% të hapura ose është injorant ose gënjen. GJK ka shfuqizuar herësin e vendosur në ndryshimet e 2020 duke e konsideruar si numër votash jo proporcional për qarqe të caktuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura