Nesër dita e parë e vjeshtës meteorologjike, ja si parashikohet të jetë moti. Sinoptikanët tregojnë sa shkojnë temperaturat

Aug 31, 2022 | 10:21
SHPËRNDAJE

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se e enjtja e 1 Shtatorit, dita e parë e vjeshtës meteorologjike në vend do të ndikohet nga masat ajrore të paqendrueshme.

301797188_1476721009433900_2315936298116762661_n

Moti parashikohet i kthjellët e gradualisht prej mesditës me dendësim vranësirash në të gjithë vendin.

Në mesditë e pasdite shi lokal me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 12 deri 27°C
në zona e ulëta 17 deri 32°C
në zona bregdetare 18 deri 31°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura