Nga Elon Musk me lavaman në dorë, tek ukrainasit që luajnë shah me shishe molotov dhe zjarret në Kaliforni! BBC publikon 14 fotot më interesante të vitit 2022

Dec 28, 2022 | 20:53
SHPËRNDAJE

Kritiku i artit Kelly Grovier, për BBC-në ka përzgjedhur 14 fotografitë më interesante të këtij viti, duke përfshirë ushtarët ukrainas që luajnë shah me kokteje molotov, protestuesit iranianë dhe zjarret në Spanjë dhe në ShBA, dhe i krahason ato me veprat ikonie të artit.

Demonstrata kundër imigracionit të paligjshëm, Ikike, Kili, janar 2022: Fotografi që mund të krahasohet me pikturën e Salvador Dalit, “Makina e qepjes me cader” (1941)

Protesta në mbështetje të grave iraniane, Stamboll, Turqi, shtator 2022: Në pikturën e saj të vitit 1940, “Autoportret me flokë të prera“, krijuar një muaj pas ndarjes nga muralisti meksikan Diego Rivera, Frida Kahlo na mundëson të shohim copëzat e prera, me gërshërët ende në dorë.

Nebula Karina e fotografuar nga teleskopi: Instinkti ynë për të lexuar spektrin e largët yjor në gjuhën tokësore të peizazheve, nuk është shumë e re dhe mund të shihet në konturet tokësore të një harte të kozmosit të actekëve të shekullit XVI..

Zjarri shkatërron një shtëpi në Kaliforni, ShBA, korrik 2022: Një pikturë e artistit britanik JMW Turner, e një dhome në një shtëpi të madhe të përfshirë nga rrezet e diellit, mund të jetë dukur dikur kërcënuese në ndezjen e saj imagjinare. Krahasuar me foton e Noah Bergerit, kanavaca ndihet se ka plot gjallëri poetike.

Ushtarët ukrainas luajnë shah me shishie molotovi, Kiev, Ukrainë, mars 2022: Imazhi i ushtarëve të ulur në një tabelë shahu që simbolizon konfliktin më të madh që thellohet rreth tyre, të kujton gjeometritë intensive të pikturës kubistike të artistit francez Jean Metzinger, “Ushtari në një lojë shahu” (rreth vitit 1914), krijuar në muajt e parë të Luftës së Parë Botërore. Tmerret e luftës cilat Metzinger i dëshmoi nga distanca e afërt, si mjek i vendosur në Francën verilindore

Protestuesit demonstrojnë kundër kufizimeve të rrepta të Kinës për koronavirus, Hong-Kong, nëntor 2022: Në përshkrimin e Dinastisë Song të shekullit XIII të “Varkës me vela që kthehet nga bregu i largët”, artikulohet një skenë poetike, por shprehet edhe boshllëku në të cilën ata notojnë – oqeani i të bardhës asgjësuese.

Murgjit pastrojnë trotuarin në Katmandu, Nepal, shkurt 2022: Fotografi kjo që i bën jehonë pikturës së realistit francez Jean-François Millet, me tri gra që nxjerrin kërcejtë nga një fushë. Dy skenat duken të skalitura nga e njëjta butësi e hollë e hijes dhe dritës.

Emigrantët që udhëtojnë për në ShBA, Sidad Migel Aleman, Meksikë, qershor 2022: Atmosfera i ngjanë pikturës së artistit gjerman të barokut, Adam Elsheimer, të “Ikjes për në Egjipt”. Kjo pikturë vlerësohet si e para natyraliste dhe është krijuar më 1610 kur Elsheimer ishte vetëm 32 vjeç.

Mbështetësit e grupit aktivist “Just Stop Oil” protestojnë në Galerinë Kombëtare, Londër, Mbretëria e Bashkuar, korrik 2022: Në korrik 2022, dy mbështetës të grupit të aktivistëve mjedisorë “Just Stop Oil”, kërkuan që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ndalojë licencimin dhe prodhimin e karburanteve të reja fosile.

Elon Musk mban një lavaman në selinë e Twitterit, Kaliforni, ShBA, tetor 2022: Kur artisti francez i avantgardës, Marcel Duchamp, vendosi një urinore dhe i vuri emrin “R Mutt” duke e propozuar si vepër arti në vitin 1917, veprimi i tij shihej si akt i guximshëm.

Protesta e aktivistëve pro-zgjedhjes, pranë Gjykatës së Lartë të ShBA, Uashington, ShBA, korrik 2022: Artistja konceptuale serbe Marina Abramovic, në vitin 1975, për veprën e saj të performancës “Buzët e Tomasit”.

Princi George shikon makinën e kortezhit shtetërore, Mbretëria e Bashkuar, shtator 2022.

Zjarri në A Canjiza, Spanjë, gusht 2022: Zjarri galician mori formën e një dragoi, sikur të imitonte shkronjën “S”.

Lionel Messi dhe ekipi argjentinas i futbollit, festojnë fitimin e Kupës së Botës, Katar, dhjetor 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura