Publikohen disa foto të rralla të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, që i përkasin gjysmës së parë të shekullit të kaluar, nga viti 1900 deri në vitin 1943.
Nga “Hoteli” turk në qendër, siç është emërtuar në kartolinën përkatëse një prej haneve diku në qendër, sheshi me lulishten në mes godinave të ministrive ku qëndron monumenti i Ismail Qemalit me shqiponjën gjigande me dy krerë, rruga e Elbasanit te ‘Pallati Mbretëror’ (‘Pallati i Brigadave’), godina e Bankës Kombëtare me rrugën para saj që është duke u ndërtuar, e deri tek godinat publike dhe qendra e Tiranës me dyqanet lluksoze me tenda, tregun fshatar, Xhaminë e Et’hem Beut, minaren dhe Kullën e Sahatit, automjetet luksoze të markave të fundit të parkuara në krah të xhamisë, etj.
Si dhe dy harta me planin rregullues të kryeqytetit për periudhën 1939 – 1943, të bërë nga arkitektët italianë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al