Nga kuptimi i emrit Roel te jeta e re si prind dhe planet për dasmë, Shpat Kasapi flet për herë të parë pasi u bë baba

Jan 29, 2022 | 19:16
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është bërë për herë të parë baba të mërkurën e javës së kaluar. Ai dhe bashkëshortja e tij Selvije Jaho kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Roelin. Këngëtari nga Shkupi ka folur për herë të parë në një intervistë pasi u bë baba, ku ka treguar rreth jetës së tij të re si baba, kuptimin e emrit të djalit të tij dhe planet e tyre për dasmë.

pjimage (47)Duke folur për “Prive” ai ka treguar se të qenit baba është një ndienjë e veçantë për të, ndërsa rrëfeu edhe shtatëzaninë e bashkëshortes së tij gjatë pandemisë.

“Është gjendje e vaçantë, është përgjegjësi për mua përshkushtuar fëmijës. Është diçka që e ndien në shpirt dhe kudo që gjendesh të kujtohet fëmija.  Slevija është shumë mirë për momentin shtatëzania i shkoi shumë mirë. Duke qenë shtatzëë unë i kam ndenjur shumë afër. Ka kaluar çdo gjë pa vështirtësi. Ka pasur një detaj kur ndonjëherë e kam ngacmuar që të harronte kur kishte dhimbje. Panik nuk ka pasur gjatë pandemisë, më shumë kemi dëgjuar nga jashtë. Jemi kujdësur normalisht, jemi ruajtur.” Tregoi këngëtari.

shpat-kasapi-selvie-jaho-bebi

Këngëtari rrëfeu se ai dhe bashkëshortja e tij ishin mes tre zgjedhjesh për sa i përket emrit të djalit të tyre. Megjithatë ai shpjegoi se emri Roel ka dy kuptime, një francez dhe një amerikan.

“Ishim mes tre emrave, e vendosëm këtë sepse është më i shkurtër, nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë, edhe sepse tingëllon shqip. Kishte dy kuptime, një francez edhe një amerikan. Francez që quhet gur i çmuar. Ishte edhe një mbret në Amerikë që quhej guri, dhe e vendosëm të dy Roel. Unë jam pro të kem tre-katër fëmijë. Kështu janë shqiptarët. Të ketë kombimin, djem edhe vajza.”, tha ai për emrin e djalit të tij.

shpati

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në qershor të vitit të kaluar, por nuk kanë organizuar një festë apo dasëm të mirëfilltë. Për sa i përket planeve për dasëm, 37 vjeçari shprehu se po mendojnë të organizojnë një festë të vogël tani që janë bërë prindër. Ai shtoi se planet e tyre janë në varësi të situatës së infektimeve me variantin e ri Omnicron.

“Nuk do të jetë diçka e madhe, kemi planifikuar diçka të vogël me qenë se lindi edhe djali. Jemi në diskutime të shohim si do të shkojë Omnicron-i. Do të jetë si tip dasme si tip party.”, rrëfeu këngëtari.

shpat-martesa

Këngëtari foli edhe për jetën e tij si prind duke thënë se ishte momenti i duhur për të që të kishte këtë ndryshim në jetën e tij. Ai shtoi se është ende në fillime dhe se po merr këshilla edhe nga shokët e tij që janë bërë prindër para tij.

“Është kur të vijë momenti dhe unë mendoj që ishte koha e duhur për këtë. Bashkohesh më shumë familjen dhe të afërmit. Janë shumë arsye pse njeriu duhet të bëhet baba. Unë mendoj që kjo është një gjë shumë e bukur për një mashkull në këtë moshë apo edhe më herët. Unë gjithmonë i gjendem Slvës edhe gjatë shtatzanisë i jam përkushtuar. Normal është akoma fillimi edhe po mësohem edhe unë. Marr edhe diçka nga shokët e mi që kanë përvojë me fëmijë. Si prind, Shpati është mes klasikes edhe modernes. Kur jap fjalë edhe mbaj përgjegjësi. Kur jam i ngarkuar e mban Selva. Ajo është tolerante dhe unë jam tolerant.”, u shpreh Shpat Kasapi.

shpati-kasapi-selvoje shpat-ksapi-selvije-jaho

shpait-selvije

selvije jao shpat kasapi (4)shpat kasapi selvije jao (3)

shpat kasapi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura