Nga rikthimi në muzikë deri tek planet për një fëmijë tjetër, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj shuajnë kuriozitetin e të gjithëve

May 16, 2021 | 20:22
SHPËRNDAJE

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë krijuar një familje të bukur me dy fëmijë: vajzën, Ameli, dhe djalin, Duam.

alban skenderaj miriam cani (8)

Gjatë një interviste të dhënë për “Express Rozë”, çifti shumë i dashur për publikun u pyetën ndër të tjera nëse kanë në plan të zgjerojnë familjen apo jo.

Miriami ishte ajo që u përgjigj menjëherë, duke lënë të kuptohet se tani për tani janë të plotësuar.

alban skenderaj miriam cani (11)

Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd.

alban skenderaj miriam cani (4)

Fëmija formohet më shumë nga prezenca e prindit, të paktën kështu e shohim ne. Dy janë mjaftueshëm do të thosha unë. Fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar. Dhe ti (i drejtohet Albanit me shaka)”, – u përgjigj këngëtarja.

alban skenderaj miriam cani (3)

Albani tregoi se Duam është një përzierje e të dy prindërve të tij për nga pamja, ndërsa Miriam shtoi se është një fëmijë shumë energjik.

alban skenderaj miriam cani (5)

Ka hijen time, por tiparet i ka si Mirami. Ballin, pigmentin e lëkurës, bishtat e syve. Kur e sheh në fillim të kujton pak mua, por kur i hyn në detaje ka shumë nga Miriami.

alban skenderaj miriam cani (2)

Si karakter i ngjan më shumë Miriamit, ndërsa Ameli më ngjan më shumë mua si karakter”, -tha Albani.

Megjithatë, artistja tha se me djalin kanë qenë shumë më “sportivë” krahasuar me vitet e para të jetës së Amelisë.

alban skenderaj miriam cani (1)

Miriami ka munguar prej dy vitesh në tregun muzikor, por Albani u shpreh se gjatë kësaj periudhe do të punojë edhe me projekte të saj.

Pata një projekt shumë të rëndësishëm dy vitet e fundit: të bëja dy fëmijë, të krijoja një familje, dhe bashkë me ty (i drejtohet Albanit), këto janë tre super hitet e jetës time.

alban skenderaj miriam cani (10)

Pa diskutim që edhe muzika më mungon shumë. Por pandemia ka bërë të veten. Unë gjithsesi në treg nuk kam qenë shumë e pranishme për shumë arsye, por muzikën e kam pasur si pasion, si një dëshirë timen të brendshme, por jo si qëllim të caktuar, për të qenë në treg ose për të qenë në disa koncerte. Por e kam bërë më shumë për të ushqyer shpirtin tim dhe për të mbajtur publikun afër meje.

alban skenderaj miriam cani (7)

Pasi gjërat e tjera i sollëm disi në vijë, tani kam dëshirë t’i dedikohem pak më intensivisht muzikës”,- tha Miriami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura