Gjatë mesditës së sotme një ngjarje e rëndë u regjistrua në qytetin e Korçës, ku fillimisht u raportua se një 49-vjeçare është hedhur nga ballkoni i katit të katërt pasi në banesën e saj kishte rënë zjarr.
Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se shtetasja me iniciale S.K, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
49-vjeçarja ka marrë djegie në trup dhe ndodhet në spital për mjekim.
Sipas dëshmitarëve, gruaja ka dalë jashtë ballkonit dhe është mbajtur tek kondicioneri, por është rrëzuar.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al