Preisdenti Bujar Nishani i akordoi sot dekoratën “Nderi i Kombit” komunës së luftinjës në 66 vjetorin e kryengritjes antikomuniste të kësaj zone ku regjimi totalitar vrau 25 burra. Në motivacionin e kësaj decorate thuhet se ““Në vlerësim të veprës së lartë të vetëmohimit, sakrificës dhe shpirtit të lirisë të bijve të Zhapokikës, Luftinjës dhe Kamçishtit në kryengritjen e vitit 1948, një nga lëvizjet e para për një Shqipëri demokratike kundër instalimit të regjimit diktatorial komunist”. Duke folur në aktivitetin e Luftinjës kreu i shtetit tha se “Ne shqiptarët nuk do të jemi moralisht të qetë, si dhe as të qartë për të ardhmen tonë evropiane në qoftë se nuk do të mundim të vlerësojmë me nderim, transparencë dhe mirënjohje të gjitha aspiratat për liri dhe demokraci të pararendësve tanë pa dallim idesh dhe bindjesh politike”. SIpas Nishanit “Në këtë kuptim duhet të pranojmë se kryengritja e Zhapokikës mungon jo pa arsye në hartën e ngjarjeve të rëndësishme historike të popullit shqiptar. Historiografia e regjimit totalitar e kishte më të lehtë të përmendte revolucionin antikomunist hungarez, se sa përpjekjet e vetë shqiptarëve ndër vite për liri, dinjitet njerëzor e demokraci si në Postribë, Malësi e Madhe dhe në Zhapokikë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panorama.al