Si sot një vit më parë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë.
Çifti u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Duam.
Në 1-vjetorin e Duamit, mami Miriami ka menduar t’i bëjë një dedikim shumë të bukur, të cilin do ta ketë kujtim për gjithë jetën.
Këngëtarja ka publikuar sot një këngë kushtuar vogëlushit, e cila titullohet “Sa shumë të dua”.
Ajo nuk ka realizuar një videoklip për të, por ka zgjedhur një foto ku shfaqet bashkë me Duamit në krahë, teksa të dy janë veshur me të bardha.
“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë, dashuria ime! Këtë këgë të thjeshtë, por të sinqertë, mami e këndoi me shumë dashuri.
Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam!”, shkroi ajo krahas fotos që ka publikuar pak minuta më parë në Instagram, nëpërmjet së cilës njofton edhe publikimin e këngës.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të preferuara të publikut.
Dyshja kanë qenë bashkë prej më shumë se 12 vitesh. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vititn 2019, gjatë kohës kur Miriami ishte shtatzënë për herë të dytë me Duamin.
Ndërkohë, dyshja janë prindër edhe të një vajze, e cila quhet Ameli.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al