Ngjyrat e syve te njerezve variojne nga nuancat më të errëta të kafes në blunë me te hapur.
Ajo përcaktohet nga dy faktorë individualë: pigmenti i irisit te syrin dhe stroma e irisit.
15 gjene janë të lidhura me trashëgiminë e ngjyres se syve. Gjithsesi, dy gjene kryesore jane të lidhura pazgjidhshmerisht
. Ato janë OCA2 dhe HERC2, dhe të dyja janë të lokalizuara në kromozomin 15.
– OCA2 është i lidhur me melaninën, rëndësia thelbësore për ngjyren e syve.
– HERC2 ndikon në funksionin e OCA2, me një mutacion të veçantë qe lidhet fort me syte blu.
Shumë i konsiderojnë sytë blu si më tërheqës, ndoshta për shkak te lidhjes me qiellin ose detin.
Por sytë blu fshehin një të vërtetë tronditëse – thonë shkencëtarët të cilët kanë zbuluar një të vërtete te madhe që është e përbashkët për të gjithë njerëzit me sy blu.
Me sa duket shkencëtarët për vite kanë studiuar gjenin OCA2, mbajtësit e të cilit kanë ngjyrë kafe, të gjelbër ose sy të kalter, duke u përpjekur të kuptojne se si ajo behet mutante.
Megjithatë, gjatë gjithë kohës kane qene duke parë në drejtim të gabuar. Mutacioni është në të vërtetë në gjenin HERC2 që vepron si një “switch”, i cili eliminon ngjyrën kafe dhe për këtë arsye ne na behen syte blu.
Për shkak të kësaj, kjo do të thotë që njerëzit me sy blu, ne të vërtetë janë njerëz me sy kafe por te fshehur.
Studimi gjithashtu pohon se vetëm ata që kanë origjinë evropiane mund të kenë sy blu.
Përshtati Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al