Njoftimi për provimet në rrjetet sociale/ Zv.Dekani i Fakultetit të Drejtësisë del me sqarim: I pavërtetë, testet do zhvillohen duke…

Jul 26, 2020 | 20:28
SHPËRNDAJE

drejtesia-1

Zëvendës Dekani i Fakultetit të Drejtësisë ka reaguar pas një informacioni shpërndarë në rrjetin social Facebook, që thoshte se provimi i një lënde do të zhvillohej të hënën e datës 27 korrik në auditore.

Me një sqarim në faqen zyrtare të Fakultetit, Zv/Dekani Ilir Rusi sqaron se “provimi i dates 27.07.2020 dhe te tjerat ne vijim, do te zhvillohen ashtu sikurse jane zhvilluar deri me tani, duke respektuar dhe zbatuar rregullat e percaktuara nga Urdhrat e Ministres se Arsimit, Shendetsise dhe Vendimit te Dekanatit te FDUT”.

Ky mesazh solli dhe reagimin e ish deputetit Luciano Boçi, i cili tha se kjo mënyrë e të zhvilluarit provime, në auditore po rrezikon përhapjen e virusit.

REAGIMI I PLOTE

Duke marre shkak nga nje informacion i pavertete, i perhapur sot nepermjet Facebook, njoftojme se provimi i dates 27.07.2020 dhe te tjerat ne vijim, do te zhvillohen ashtu sikurse jane zhvilluar deri me tani, duke respektuar dhe zbatuar rregullat e percaktuara nga Urdhrat e Ministres se Arsimit, Shendetsise dhe Vendimit te Dekanatit te FDUT.

Ne lidhje me keto rregulla dhe masat e marra jeni njoftuar nepermjet faqes zyrtare elektronike te Fakultetit.
Zv/Dekani
Ilir Rusi

***

Ja informacioni i publikuar ne Facebook, per te cilin zv Dekani i Fakultetit te Drejtesise thote se eshte i pavertete:

 

sms fakulteti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura