“Nuk del një mama kështu”/ Eliona Pitarka i kthehet ndjekëses që e kritikoi për foton me bikini: Unë mund t’i bëj të gjitha

Jul 10, 2022 | 17:15
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Aktorja e njohur e humorit Eliona Pitarka njihet si një ndër vajzat më seksi të showbizit shqiptar. Në profilin e saj në Instagram ajo publikon shpesh foto ‘hot’, siç janë edhe ato me bikini.

Eliona së bashku me familjen ndodhet me pushime, prej nga ku ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga hoteli e veshur me bikini. Duke theksuar format e saj aktorja ka shkruar: “MAMA, ju mund të stresoheni më pak për të qenurit një rrëmujë e nxehtë”.

Mirëpo, jo të gjithë ndjekësit e kanë mirëpritur këtë foto. Dikush i shkruan aktores: “Po nuk del një mama kështu, më fal”.

Ky koment ka marrë vëmendjen e Elionës e cila nuk ka ngurruar të replikojë duke shkruar se është një super mama, grua në karrierë dhe që e do veten. Në komentin e saj ajo shton se nëse nuk e do veten dhe nuk është e lumtur nuk mund të jetë një mama e mirë.

“Hahahahaha përse jo? Unë jam një super mama, jam një femër në karrierë , jam një femër që e dua veten, unë mund t’i bëj të gjitha! Nëse nuk ndihem unë e plotësuar dhe e lumtur me veten time, si mund të jem një mama e qetë dhe e mirë? Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e të mendoni që gjithçka duhet të bëni është të mbylleni në shtëpi e të rrisni fëmijët”, -ka shkruar aktorja.

Pak muaj më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, ka publikuar më në fund për herë të parë foto me të. Aktorja prej vitesh po shijon një romancë me partnerin e saj të cilin ka preferuar ta mbajë larg syve të publikut duke qenë se nuk është personazh i njohur. Vitin e kaluar ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura