Nuk është “Arena e Demave”, Roma zyrtarizon stadiumin ku do të zhvillojë miqësoren me Partizanin

Aug 3, 2023 | 16:49
SHPËRNDAJE

Partizani do të zhvillojë një miqësore luksi me skuadrën e Romës në Tiranë, por në komunikatën e klubit verdhekuq thuhet se ky duel do të zhvillohet në “Air Albania” dhe jo në “Arenën e Demave” siç u tha në fillim.

air albania

“rikthehemi në Tiranë! Roma rikthehet në stadiumin ‘Air Albania’, ku ngritëm në qiell trofeun e ‘UEFA Conference League’ më 25 maj 2022”, shkruan klubi verdhekuq në portalin zyrtar.

Ky duel do të luhet më 12 gusht, në orën 20:00, e cila do të jetë ndeshja e fundit përgatitore e Romës, përpara startit të Serisë A.

465465465

PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura