Nuk i kishte shlyer borxhin, 53-vjeçari dhunon me grushte dhe kanos me fjalë 58-vjeçarin, arrestohet nga policia

Jun 19, 2024 | 13:35
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar një 53-vjeçar,  pasi ky i fundit ka dhunuar dhe kanosur me fjalë një shtetas.

800-0-policia-2

Sipas bluve të Tiranë, motivi i dhunimit me grushte të 58-vjeçarit nga 53-vjeçari ka qenë një borxh i pashlyer.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në orën 12:00, në rrugën “Reshit Petrela”, ka goditur me grushte dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin S. V., 58 vjeç, për motive të dobëta (borxh i pashlyer)”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura