“Nuk ka vend për llafe, por vetëm për punë”- Flet kryetari i ri i komanduar i Bashkisë Himarë: Ndjej përgjegjësi të madhe

Jun 7, 2024 | 17:02
SHPËRNDAJE

Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i komanduar i Bashkisë Himarë, pas dorëheqjes së Blerina Balës disa ditë më parë.

arqile bollano

Pas zgjedhjes së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Bollano ka folur për mediat dhe është shprehur se ndjen përgjegjësi të madhe dhe se nuk ka vend për llafe por vetëm për punë.

“Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi shumë për të bërë. Nuk ka vend për llafe, por vetëm për punë. Këtë e kërkoj nga të gjithë, që të jemi në një vijë, kemi sezonin turistik, kemi pastrimin, që turisti të jetë sa më i kënaqur.

Pavarësisht kundërshtimeve, ndjej përgjegjësi të madhe. Nuk mund të bëj parashikimin e dorëheqjes”, tha Bollano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura