“Nuk kam ardhur të tallesh ti!”- Debate në Komisionin e TIMS, Salianji përplaset me Ardi Veliun: Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër! Nuk është faji jonë që je analfabet

Jul 2, 2024 | 14:49
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me debate seanca e dëshmisë së ish-drejtori të AMP-së, Ardi Veliu në Komisionin hetimorë të TIMS, pasi ky i fundit ka kërkuar të dëshmojë më dyer të mbyllura, pasi sipas tij ka të bëjë me të dhëna sekrete dhe sensitive.

Salianji u shpreh fillimisht se seanca duhet të zhvillohej me dyer të hapura, pasi nuk kishte një kërkesë të mirëfilltë nga ana e dëshmitarit për tu zhvilluar me dyer të mbyllura, por kjo është kundërshtuar nga mazhoranca.

Duke qenë që nuk kemi një kërkesë formale ku dëshmitarët mund të kërkojnë vetëm për raste sipas ligjit që nëse u referohet vlerësimit profesional, u rrezikohet jeta dëshmitarëve, nuk i rrezikohet jeta, kur publiciteti mund të sjell hapje të dhënave që duhen mbajtur sekret, edhe në këtë rast nuk jemi, do e zhvillojmë seancën sipas ligjit me dyer të hapura”, argumetoi Salianji.

Këmbëngulja për një seancë me dyer të mbyllura ka shkaktuar debate mes palëve, pasi Veliu iu drejtua Salianjit duke thënë se “Nuk kam ardhur të tallesh as ti, askush këtu”, ndërsa demokrati i ndërpreu fjalën.

“Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër se këtu nuk e bën dot. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar, kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot këtë, nuk e guxon dot”, u shpreh Salianji pasi Veliu filloi të fliste pa mikrofon.

Pjesë nga debati

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti, askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh. Kur ta mbarojnë këta pastaj. Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni, tek kjo e ka. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër se këtu nuk e bën dot. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar, kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot këtë, nuk e guxon dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast, ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e përpara këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju dhe përgjigju për shkeljet e ligjit. Drejtohu me etikë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura