Nuk kanë të sosur çudirat në EURO 2024, birrat shpërndahen me çantë

Jul 3, 2024 | 12:55
SHPËRNDAJE

Kampionati Europian ka hyrë në fazën më të nxehtë, teksa janë përpiluar edhe kombëtaret që do “përplasen” në fazën e çerekfinaleve. Në vigjilje të ndeshjes mes Holandës dhe Rumanisë është evidentuar një “shpikje” gjeniale e tifozëve.

dfdsffdsfdsfdssdf

Gjermania e ka kufizuar ndjeshëm përdorimin e alkoolit, konkretisht të birrave. Lejon që një tifoz të konsumojë vetëm një gotë, por vendasit kanë ndërtuar një mekanizëm vërtetë për t’u duartrokitur.

Ata mbajnë një çantë me birrë në shpinë, mjaftueshëm e madhe për të mbajtur disa litra birrë, ndërsa ia shpërndajnë të pranishme në ambiente jashtë stadiumit.

Ideimi i kësaj pajisje ende të pa eksploruar në ndërtim është bërë menjëherë virale në rrjet. Përdoruesit e këtyre pajisjeve kanë filluar të nxjerrin fitime jo të vogla, ndërsa tifozët kanë mundësi të shijojnë disa gota më shumë birrë.

Nuk ka informacione nëse organet përkatëse në Gjermani do ndërmarrin masa për të parandaluar si veprimtari, aty ku ligji është shumë i rreptë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura