Nuk shkaktohen vetëm nga pagjumësia! Mjekët zbulojnë faktorët që ndikojnë në formimin e rrathëve të zinj poshtë syve dhe këshillojnë të… Ja ç’duhet të dini

Aug 10, 2021 | 23:53
SHPËRNDAJE

Kur shohim një person me rrathë të zinj poshtë syve, ajo që mendojmë fillimisht është mungesa e gjumit. Por ekspertët mjekësorë kanë zbuluar më shumë faktorë që mund të ndikojnë në këtë fenomen, përveç lodhjes apo pagjumësisë.

“Bright Side” liston arsyet pse mund të kemi rrathë të zinj poshtë syve dhe disa këshilla se si mund t’i trajtojmë për ta mbajtur fytyrën të freskët.

rrathet e zinj poshte syve (7)

Arsyeja e krijimit të rrathëve të zinj është e ndryshme në varësi të personit, por shkaktari kryesor është mungesa e oksigjenit në enët e gjakut. Hiperpigmentimi prodhohet nga një aminoacid i quajtur melaninë. Megjithastë, rrathët e zinj gjithashtu mund të formohen nga probleme shëndetësore, të tilla si alergjia, eczema, dermatiti dhe anemia.

Çfarë mund të bëni?

rrathet e zinj poshte syve (5)

Melanina është një pigment natyral në ngjyrë kafe ose në të zezë që gjendet në trupat tanë, dhe që është përgjegjëse për ngjyrën tonë të flokut, syve, lëkurës, apo pjesëve të tjera të trupit.

Ja disa këshilla se si mund t’i parandaloni rrathët e zinj poshtë syve:

  1. Mundohuni të flini në një pozicion të rehatshëm gjatë natës.

rrathet e zinj poshte syve (1)

Kur flini me fytyrë nga tavani, mund të parandaloni fryrjen tek zona e syve. Kur koka pozicionohet pak lart, lëngjet në sytë tuaj nuk do të grumbullohen, kështu fytyra juaj do të duket e freskët sapo të zgjoheni në mëngjes.

  1. Shmangni rrezet e diellit.

rrathet e zinj poshte syve (3)

Jo vetëm që rrezet e diellit bëjnë që fytyra jonë të plaket më shpejt, por gjithashtu mund të ndikojë në shfaqjen e problemeve të ndryshme në lëkurë. Plakja e lëkurës shkakton enjtjen dhe njolla të errëta në zonën poshtë syve.

  1. Provoni përbërësit natyralë.

rrathet e zinj poshte syve (2)

Produkte të tilla si kastraveci apo çaji që i gjeni në kuzhinën tuaj, mund të jenë shumë të dobishme për rrathët e zinj poshtë syve. Kastraveci ka veti anti-inflamatore dhe mund të shmangë enjtjen e syve, ndërsa kafeina ose bustinat e çajit mund forcojnë lëkurën tuaj.

  1. Përdorni akull.

rrathet e zinj poshte syve (6)

Përdorimi i një kubi akulli apo i një komprese të ftohtë zvigëlon inflamacionin e rrathëve të zinj poshtë syve. Aplikimi i akullit gjithashtu shpejton shërimin e lëkurës, duke i dhënë asaj shkëlqim dhe një pamje të shëndetshme.

  1. Flini mjaftueshëm.

rrathet e zinj poshte syve (4)

Kur trupave tanë u mungon gjumi, lëkura tenton të duket më e zbehtë, gjë që i bën rrathët e zinj të syve edhe më të dukshëm.Për shkak se lëkura poshtë syve është shumë e hollë, ajo mund të errësohet lehtësisht nga lodhja, për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të enëve të gjakut. Për të rriturit është e rëndësishme që të flenë seë paku shtatë deri në nëntë orë gjumë në mënyrë që fytyra të jetë në gjendjen e saj më të mirë dhe të mos duket e lodhur.

  1. Aplikoni kremra hidratues dhe vajra shërues.

rrathet e zinj poshte syve (1)

Hidratimi i fytyrës është një hap shumë i rëndësishëm për të mbajtur larg rrudhat dhe që fytyra të duket sa më e freskët. Zgjidni produkte që janë të pasura me antioksidantë, që mund të ndikojnë pozitivisht tek rrathët e zinj.

Aplikimin e produkteve shoqërojeni me lëvizje masazhuese, pasi kjo ndihmon që gjaku të qarkullojë më mirë. Kjo shmang grumbullimin e tij në zona të caktuara të enëve të gjakut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura