“O Zot, sa kujtime me ty o jetë”- Reagon partnerja e Faton Hajrizit që u ekzekutua pasi vrau policin serb

Jul 19, 2024 | 20:47
SHPËRNDAJE

Partnerja e Faton Hajrizit ka reaguar pasi policia serbe ka vrarë këtë të fundit, i cili ndodhej në kërkim si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe gjithashtu ishte arratisur në fillim të muajit nga burgu i Smkronicës në Kosovë.

faton (1)

Përmes një postimi në llogarinë e saj në TikTok me emrin Liridona Shala, ajo ka publikuar disa fotografi bashkë me Faton Hajrizin.

“Oh Zot, sa kujtime me ty oj jetë. Qysh ike kaq herët bre oh Zot. Allahu na dhashtë gajretin, oh Zot nuk po besoj. Oj Dashni ti nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo.

@liridonashala7♬ original sound – 𝔻𝔸ℝ𝔻𝐅𝐔𝐒𝐇𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕ᵉˡⁱᶠ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura