OBSH tregon cili shtet ka mbetur prapa në vaksinim

Oct 1, 2021 | 10:46
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se normat e vaksinimit kundër koronavirusit janë rritur në mënyrë modeste në Afrikë, por shtoi se kontinenti mbetet ende prapa shumicës së të tjerëve.

vaksina

Sipas OBSH-së, gjysma e vendeve në Afrikë kanë vetëm 2 për qind ose më pak të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht.

Pesëmbëdhjetë nga 54 kombet e kontinentit kanë arritur të vaksinojnë së paku 10 për qind të qytetarëve, tha OBSH-ja.

“Të dhënat e fundit tregojnë përparime modeste, por ka ende një rrugë të gjatë përpara, për të arritur objektivin e OBSH-së për të vaksinuar plotësisht 40 për qind të popullsisë deri në fund të vitit”, tha Richard Mihigo, koordinator i OBSH-së për vaksinimin në Afrikë.

Zyrtarët shëndetësorë konsiderojnë se për arritjen e imunitetit kolektiv ndaj koronavirusit, duhet të vaksinohet së paku 80 për qind e popullsisë së një vendi.

Deri më tash, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi gjashtë miliardë vaksina.

Shumica e tyre duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Disa vende kanë nisur tashmë të japin edhe doza përforcuese, me gjithë kundërshtimet e OBSH-së, e cila thotë se vendet e varfra nuk kanë doza të mjaftueshme për nisje të vaksinimit./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura