Olsi Rama bllokon Hoxhën: Kapiteni e ka vendin te Partizani, jemi me një këmbë në Europë

Jun 14, 2020 | 19:39
SHPËRNDAJE

Drejtori Sportiv i Partizani, Olsi Rama, foli pas triumfit 8-1 ndaj Luftëtarit, në një prononcim për mediat, ku veç të tjerave, u ndal edhe te zërat e merkatos, për një largim të mundshëm të Alban Hoxhës, drejt rivalëve të Tiranës. Në prononcimin e tij, Olsi Rama sqaroi:

Olsi Rama

“Luajtëm të përqendruar, luajtëm që në fillim të vendosur, edhe morëm një fitore të merituar. Deri tani është një sezon zhgënjyes për ne. E filluam mirë me fitimin e Superkupës dhe nuk kemi ecur ashtu siç duhet të ecnim në fazën e tretë dhe të katërt. Do të bëjmë çmos në ndeshjet që vijnë, për të arritur rezultatet maksimale.

Kemi 41 pikë tani dhe jemi me një këmbë në Europë. Por duhet të mendojmë gjithmonë ndeshjen e radhës. Ndeshjet janë të ngarkuar psikologjikisht, lojtarët vijnë nga një sezon atipik, ku kanë qëndruar afro 2 muaj në shtëpi. Që të gjesh përsëri një sezon të mirë si skuadër, do të duhet një kohë më e gjatë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje që mos përzihemi në ujërat e pista. Synimi jonë është ndeshja e radhës, që është ajo me Flamurtarin.

Për rinovimet sigurisht që kemi menduar, po punojmë me stafin teknik. Kemi menduar për të gjithë lojtarët që kemi në skuadër. I kemi folur hapur të gjitha gjërat si një familje. I kemi thënë pakënaqësitë dhe detyrat që duhet të kenë. Që të gjithë e dinë, që këto ndeshje janë ndeshje që duhet të tregojnë edhe vlerat morale, që të meritojnë të jenë pjesë e rindërtimit të Partizanit.

Albani është lojtari më i vjetër i ekipit. Padiskutim është pjesë e planeve tona për të vazhduar më tej. Unë kur i kam folur djemve unë i kam thënë që ka disa lojtarë që ka ende kontratë me Partizanin. Unë i kam thënë që edhe për ata 2 muajt e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen. Janë marrëdhënie burrnore. Duke u bazuar jo vetëm te Kontrata por edhe te respekti reciprok. Alban Hoxhën unë e kam parë edhe të Kombëtarja, te Tirana nuk e di. Unë mendoj që Alban Hoxha të ardhmen do e ketë te Partizani”, u shpreh Olsi Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura