Olsi Rama në SPAK, reagon Bardhi: Konfirmoi përpara derës së Prokurorisë gjithçka kam denoncuar për të. T’i shkohet deri në fund të vërtetës

Jun 28, 2024 | 14:52
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pasi Olsi Rama i kallëzuar prej u paraqit sot në SPAK.

bardhI

Bardhi shprehet se të sillesh si budalla para derës së SPAK, është një strategji e gabuar e cila nuk të shpëton nga vërteta.

Ai shton se Olsi Rama konfirmoi para derës së Prokurorisë gjithçka që ai ka denoncuar, ndërsa inkurajoj SPAK t’i shkoi me guxim deri në fund të vërtetës, për të na provuar se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm.

REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-u është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta! Të thuash që ke përdorur makinën e trafikantëve të drogës, por trafikantët nuk i njeh, është një gënjeshtër banale.

Olsi Rama konfirmoi përpara derës së SPAK gjithçka kam denoncuar për të. Deklarimet e tij publike janë e vërteta më e madhe e kësaj çështjeje: “Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantët, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narkomakinën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”.

Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentojnë të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautomjetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë.

Gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. E vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024! Inkurajoj SPAK t’i shkojë me guxim deri në fund të vërtetës, duke na provuar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura