Olta Gixhari është në pritje të fëmijës së saj të parë. Raportohet se aktorja shqiptare, e cila është karantinuar në Spanjë, është shtatzënë me partnerin e saj.
Olta tashmë i ka kaluar javët e rrezikut dhe deri tani zgjodhi ta mbajë shtatzëninë larg vëmendjes së mediave.
Lajmi u konfirmua edhe nga Olti Curri i cili publikoi një video në InstaStory drejtuar mikeshës së tij, ku tha: “Moj Olta Gixhari mos do bëhesh gjë baba dhe nuk e di unë. Kështu dëgjova rrugëve të Tiranës, nuk e di. Ja më thuaj ti.”
Postimi i Olti Currit është publikuar edhe nga aktorja, e cila ka bërë një emoji duke qeshur me lot.
Ndërkaq, ajo ka publikuar edhe lajme që shkruhen për shtatzëninë e saj duke mos bërë asnjë koment.
Në këtë mënyrë, aktorja konfirmon se është në pritje të ëmbël me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.
Pak kohë më parë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, e gjendur përballë pyetjeve të fëmijëve se nëse ka dëshirë të lindë një fëmijë, ajo u përgjigj pozitivisht.
Ajo tregoi planet për shtimin e familjes, duke rrëfyer se dëshiron të ketë një vajzë dhe një djalë.
Aktorja zbuloi detaje nga lidhja e saj duke përshkruar të dashurin. Olta tha se ai ka një ekonomi mesatare dhe jo i pasur, duke u shprehur se ka zgjedhur dashurinë në vend të parave.
Gjithashtu, shtoi se partneri i saj nuk është artist, pasi nuk do lidhej kurrë me një të tillë.
“Po. Mendoj se kam rënë në një gjendje shpirtërore shumë të rehatshme dhe në një lumturi do të thosha unë. Është me flokë, as brun, as biond. Për mua ka shumë rëndësi të bie në dashuri, sepse nuk jetoj dot me të se fillon më bezdis mënyra si ha, mënyra si i jep makinës, më jep stres të madh. Nuk dua ta stresoj veten time. Jam duke jetuar me një djalë që është me ekonomi mesatare dhe që përpiqemi t’ia dalim të dy dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk është artist, nuk do lidhesha asnjëherë me një artist”, tha ajo.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al