“Onkologjiku, vetëm maja e ajsbergut”- Gazetari Osman Stafa nga protesta para Ministrisë së Shëndetësisë, thirrje Prokurorisë: Hetoni çdo pavion, krim kundër njerëzimit ajo që do shikoni

Jul 1, 2024 | 22:16
SHPËRNDAJE

Gazetari Osman Stafa, nga protesta para Ministrisë së Shëndetësisë është shprehur se skandali në Spitalin Onkologjik është vetëm maja e ajsbergut, ndërsa ngriti shqetësimin e mungesës së medikamenteve për trajtimin e të sëmurëve me tumor.

osman stafa

Stafa tha gjithashtu se më shumë se gjysma e ilaçeve që trajtojnë këta pacientë janë të parimbursueshme.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë çdo pavion, duke theksuar se ajo që ndodh në QSUT ëshë krim kundër njerëzimit.

“Nuk ka medikamente! Është turp kjo që po ndodh dhe kryeministri i vendit del dhe etiketon gazetarë, aktivistë dhe qytetarë. Përpara disa muajsh protestuam sepse nuk kishte medikamente për një 6-vjeçar që vuante nga leukemia. Nuk u interesua njeri. Nuk interesohet njeri, e kanë vetëm propagandë.

Aktualisht që ne flasim, sepse po bëhet një maskarallëk i madh me të gjithë propagandën, është trishtim që sot qytetarët duhet të urojnë që nëse i zë një sëmundje të jetë nga ato që ilaçet të jenë të rimburueshme sepse aktualisht sot më shumë se gjysma e atyre medikamenteve të njerëzve që luftojnë me jetën nuk janë të rimburueshme, dhe u tallen sot në komisionin e Shëndetësisë.

Një person që vuan nga melanoma duhet të urojë që të jetë pozitive, sepse po ishte negative nuk është e rimbursueshme.

Krim kundër njerëzimit është t’i lësh këta njerëz pa ilaçe. Sfidoj këdo, ministrinë, kryeministrin, që tani shkojmë në QSUT, në Onkologjik, nëse jodi radioaktiv është, nëse gencitabina është, tërhiqemi, nuk protestojmë më ne. por mungojnë, dhe ata njerëz që vuajnë nga këto sëmundje, të vijnë këtu.

Duhet të reagojnë, edhe mjekët të reagojnë, të flasin kur nuk ka ilaçe sepse i mohohet mjekimi pacientit.

Prokurorisë i bëj thirrje, sepse kjo situatë është shumë e rëndë, është vetëm maja e ajsbergut, por po hetohet çdo pavion do shikoni çmenduri, krim kundër njerëzimit”, tha gazetari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura