“Open Balkan”/ Reagon Rama: Çudi! Qeveria gjermane e mbështeska, ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve prej atyre që s’pyesin për Amerikën

Aug 11, 2021 | 17:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e “Open Balkan” ku janë përfshirë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pas qëndrimit të Berlinit zyrtar pro iniciativës rajonale. 

ballkani

“”Çudi”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën”, shprehet Rama në një postim në “Twitter”.

Reagimi i Edi Ramës vjen pas deklaratës nga qeveria gjermane, e cila tha sot për mediat e Kosovës se e mbështet iniciativën e re në rajon “Open Balkan”. Po ashtu Berlini zyrtar deklaroi se “çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm”.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS 

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura