Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen rreth 13 mijë fidanë e bimë kanabisi! Nuk dihen autorët

Jun 27, 2024 | 19:08
SHPËRNDAJE

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar rreth 13 mijë fidanë e bimë kanabisi.

kanavis

Policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni janë angazhuar rreth 80 efektivë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri me helikopterë në zona me terren të vështirë.

Në total mësohet se janë asgjësuar 13194  fidanë e bimë kanabis, (6500 fidanë dhe 6694 bimë kanabis), por në pranga nuk është vënë asnjë person dhe nuk është identifikuar asnjë prej kultivuesve.

Njoftimi i policisë

Vijon me intensitet nga ajri dhe nga toka, megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Kjo fazë e megaoperacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Asgjesohen  13 194  fidanë e bimë kanabis( 6500 fidanë dhe 6694 bimë kanabis)

Bazuar në koordinatat e siguruara me parë nga monitorimet me dron të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është bërë e mundur që nëpërmjet disa fluturimeve me helikopterin e  Forcave Ajrore, 80 punonjës policie të kryenin kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Brashtës”

Gjatë kontrolleve në këtë zonë u gjetën dhe u asgjësuan 13 194 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërkaq, gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar dhe proceduar 41 shtetas.

Operacioni nga ajëri  dhe toka do vijojë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Shkodër  mbetet e përkushtuar në luftën kundër kultivimit të cannabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Policia e Shtetit inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që ata hasin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura