UPDATE/ Deputeti i Partisë Republikane Ylli Shehu kalon tek LSI. Në prag të zgjedhjeve lokale, opozitës i largohet edhe një tjetër deputet.
Ylli Shehu ishte i pari në listën e PR në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2013.
Pas kalimit të tij në radhët e mazhorancës, LSI bëhet me 20 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Që pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, LSI-së i janë bashkuar tre deputetë.
Më herët, deputeti Gjovalin Kadeli i shte i pari që kaloi nga opozita tek LSI dhe më pas kësaj force politike iu bashkua edhe deputeti i Partisë Republikane, Luan Duzha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al