Ori Nebiaj dhe Isli Islami largohen nga “Wake Up”, ja kush ‘ua zë’ vendin

Aug 19, 2022 | 14:59
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Jo vetëm Ori Nebiajn, por edhe Isli Islamin nuk do t’i shohim më në drejtimin e “Wake Up”.

U përfol angazhimi i moderatores në një tjetër projekt televiziv, ndonëse nuk u konfirmua nëse do të largohej përfundimisht nga emisioni i mëngjesit.

Por tashmë nuk ka dyshime. As Isli as Ori nuk do të jenë protagonistët e “Wake Up” sezonin e ri televiziv. Në shtator emisioni  vjen me ndryshime, ku Blendi Salaj do të jetë autor dhe njëkohësisht moderator i këtij programi.

Më herët kujtojmë që Ori në një intervistë ne emisionin “Më lër të flas”, thumboi duke treguar se mbase sezonin e ardhshëm nuk do të zgjohej aq herët.

“Po them se do të zgjohem pak më vonë. Topi ka plane për vete, duke na pasur ne normalisht që ecin paralelisht,”-shprehej Ori.

Aktualisht moderatorja është e angazhuar me “Pushime on Top”, ndërsa se ku do ta shohim sezonin tjetër duhet të presim edhe pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura