Analisti Mentor Kikia ka treguar se vota e pensionistëve, e administratës dhe e militantëve e mbajnë Ramën në pushtet. I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, ai u shpreh se rrëzimi i Ramës nga pushteti është i vështirë, por i pamundur, ndërsa tregoi edhe rrugën.
Sipas tij, duhet një votë masive për të rrëzuar qeverinë dhe vota masive është tek emigrantët. Kikia u shpreh se është kjo mazhorancë që mban peng pikërisht votën e emigrantëve.
“Rama nuk është një kundërshtar i lehtë, për shkak të infrastrukturës politike elektorale që ka ngritur në Shqipëri. Për shkak të kontrollit që PS ka ngritur mbi këtë vend he këtë popull.
Pra kush e mban në pushtet Ramën? Ramën e mban në pushtet vota e pensionistëve, vota e administratës dhe e militantëve politikë. Kaq mjafton, për të qëndruar në pushtet.
Si mundet një pushtet i tillë të mundet tani, në këto kushte është e vështirë, por jo kapitulluese.
Për të mundur duhet të vendosësh rregulla loje që mos tjetërsohet vota dhe vijmë sërish tek thirrja në ndihmë e drejtësisë për të ndëshkuar atë që ve dorën mbi vota dhe thërritje në ndihmën e votës masive.
Këtu hyn në lojë vota e emigrantëve. Votë masive në Shqipëri nuk ka. Shqipëria ka 1.5 mln votues. Zgjedhjet vendore kanë në kuti më pak se 1.3 mln vota. Pjesa tjetër ishin bojkotues. Atëherë si mund të mundet ky pushtet? Me votë masive. Ku është vota masive? Duhet vota e emigrantëve. Votën e emigrantëve kush e pengon, e pengon vetë mazhoranca. Opozita duhet të thërrasë votën e emigrantëve. Pa votën e emigrantëve nuk ka përmbysje të pushtetit në Shqipëri as sot as për dy dekada” tha Kikia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al