Ndërsa Behgjet Pacolli vazhdon të mohojë çdo kontakt me PDK-në dhe AAK-në, ku shprehet besnik ndaj LDK-së, bashkëpartiakë të tij kanë nisur t’i dalin nga dora.
Një prej tyre është deputeti i ri, njëherit këngëtari Labinot Tahiri i cili ka thënë se do ta votojë secilin kandidat për kryeparlamentar që është shqiptar.
“Unë them edhe e kam thënë do ta votojë secilin kandidat shqiptar që propozohet për kryetar të Kuvendit, qoftë edhe ai Kadri Veseli”, ka deklaruar Tahiri për mediat kosovare.
Kujtojmë se deputetët e VV-së dhe LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Kadri Veselin nëse ai kandidon për kryetar të Kuvendit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al