Pak muaj pas daljes nga “Për’puthen”, një tjetër çift i jep fund lidhjes! Ish-konkurrentja: Ndarjen e mësova nga heqja e fotove në Instagram

Aug 2, 2021 | 9:44
SHPËRNDAJE

Stela Nikolla dhe Çim Gjeci ishin një ndër çiftet që vendosën ta vazhdonin njohjen jashtë programit “Për’puthen +40”, duke i rezistuar të gjithë kritikave dhe sulmeve të ish-konkurrentëve të tjerë për vërtetësinë e raportit të tyre.

cim gjeci, stela nikolla, perputhen (4)

Ka qenë Stela ajo që ka ndarë lajmin me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar disa imazhe të realizuara gjatë kohës që dyshja ka qenë bashkë në programin e dashurisë. Ajo zbulon se Çimi nuk ka komunikuar me të dhe se ndarjen e ka mësuar nga rrjetet sociale.

cim gjeci, stela nikolla, perputhen (7)

Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur, pa asnjë shkak dhe pa asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi…”, shkroi fillimisht Nikolla.

cim gjeci, stela nikolla, perputhen (2)

Më pas, në një tjetër Instastory, ajo shtoi me ironi: “Kush e sheh Çimin në rrugë, ju lutem mund ta pyesni…”.

cim gjeci, stela nikolla, perputhen (1)

Nuk dihet nëse ndarja e tyre ka të bëjë me Linditën, një tjetër ish-konkurrente të “Për’puthen +40”, e cila kishte shprehur hapur pëlqimin për Çimin. Madje kur ajo hyri në program, u shpreh se kishte ardhur nga Italia pikërisht për Çimin, sepse i pëlqente.

cim gjeci, stela nikolla, perputhen (5)

Pak kohë më parë, dyshohej se Lindita dhe Çimi madje kishin nisur bashkëjetesën për ta çuar njohjen e tyre në një tjetër nivel.

lindita bimi

cim gjeci, stela nikolla, perputhen (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura