Erion Kristo nga tryeza e PD për kundërshtimin e paktës antishpifje u bëri thirrje kolegëve të tij gazetarë që të mos ta çajnë menderen pasi sipas tij një copë ligj është.
“Ky është tërmet më i rëndë sepse pasojat e tij janë më jetëgjata. Edhe në kohën më të rëndë të diktaturës shkodranët përmes humorit dinin ta godisnin diktaturën.
I bëj thirrje kolegëve të mi të dashur që mos e çani menderen fare nga ky ligj, se një copë ligji është. E kam seriozisht këtë. Këto ditë do të filloj të shpik gjuhën e Ezopit. Do them gjithë kohës tigri është hajdut çfarë do të bëjmë mua? Si do ma heqin këtë? Voldemorti do them për këtë që kemi në krye, çfarë do thotë? Si do kuptohet që është shpifje. Cili ligj do e kapi?”– tha Kristo.
Ndërsa ngriti shqetësimin se pas paketës antishpifje Rama kërkon të bëjë një ligj që komunikimin me qëllimin zhdukjen e tij.
“Ky nuk mund të bëjë një ligj tjetër pas ligjit të shpifjes. Më duket se do bëjë një ligj për komunikimin komplet, ndoshta do ta zhdukë komunikimin,”- u shpreh ai.
Erion Kristo ngriti idenë për të bërë skandal në momentin e marrjes së Presidencës nga Shqipëria.
“Në OSBE mund të bëjmë ndonjë skandal ne? Ka ndonjë ditë që shkon atje ky gjigandi dhe merr flamurin, që shiko jemi Presidenca. Fjalë e madhe Presidenca, por nuk je pronar i OSBE. Ne mund ta bëjmë ti plasë buza dhe nga OSBE. Duhet të jetë diku në Evropë dikush që ka mendim të lirë dhe duhet të shfrytëzohet. Fantastike, atë ditë që marrin flamurin futet një grup atje dhe e prish.
Nëse opozita mund të ngrejë një zyrë juridike për ne të përndjekurit, që të na ndihmojë nga ky tërmet që po e shkakton vetë qeveriu,”– theksoi Kristo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al