Paketa e re fiskale/ Rama: Nga 1 korriku 2022, zero taksë mbi pagat deri në 40 mijë lekë

Nov 3, 2021 | 14:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se nga data 1 korrik të vitit 2022 për pagat deri në 40 mijë lekë do të jetë zero tatimi mbi të ardhurat. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar këtë foto shoqëruar me hashtagun “Shqiëria e ardhmja jonë”.

Pas gati 8 vitesh, qeveria vendosi të rrisë pragun e pagës së pataksueshme, nga 30 mijë lekë që është aktualisht, në 40 mijë lekë.

252658416_423995489096118_3658231347763060182_n

Paketa e re fiskale që është paraqitur për konsultim, parashikon po ashtu përgjysmimin në 6.5 të tatimit mbi të ardhurat për pagat deri në 50 mijë lekë si edhe aplikimin e normës maksimale të taksimit, konkretisht 23% për pagat mbi 200 mijë lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura