Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ëshyë shprehur se pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë synim dhe për këtë, sipas tij, duhen institucione të fuqishme gjyqësore të pavarura, ku shoqëria civile të luajë plotësisht rolin e saj.
Në seminarin mbi “Drejtësia e përbashkët” organizuar nga Friends of Europe, Gonzato tha gjithashtu se rinovimi i anëtarësimit në këto institucione është kyç dhe Parlamenti duhet të sigurojë që anëtarët e rinj të japin garancitë e nevojshme përsa i përket pavarësisë dhe profesionalizmit.
Postimi i Gonzatos:
Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë synimi ynë. Për këtë duhen institucione të fuqishme gjyqësore të pavarura, ku shoqëria civile të luajë plotësisht rolin e saj. Rinovimi i anëtarësimit në këto institucione është kyç dhe Parlamenti duhet të sigurojë që anëtarët e rinj të japin garancitë e nevojshme përsa i përket pavarësisë dhe profesionalizmit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alWe need CSOs to take more ownership of Albania’s🇦🇱 justice reform – today @EUAmbAL attended a seminar on “Shared Justice” organised by #FriendsofEurope where representatives of CSOs from the #WesternBalkans discussed their contribution in promoting fair and inclusive justice… pic.twitter.com/dYLFqd8Jli
— EU in Albania (@EUinAlbania) June 21, 2024